Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar, anëtare e rrjetit ndërkombëtar “Rrjeti për paqebërësit fetarë ndêrkombëtarë”

0

Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar QBNF bëhet zyrtarisht antare e Rrjetit prestigjoz ndërkombëtar “Rrjeti për paqebërësit fetarë ndêrkombëtarë”.

Lajmin e bën të ditur, presidenti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndër-Fetar e para në ballkanin perëndimor Dr. Arben Ramkaj.

Grupi drejtues i Rrjetit për paqebërësit fetarë nderkombëtarë, kanë marrë vendimin unanim që të mirëpresë në rrjetin e tyre Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar si një anëtar zyrtar i Rrjetit për Paqebërësit Fetarë dhe Tradicionalë.

Vdetë Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit, Dr. Mohamed Elsanousi në një letër dërguar presidentit Ramkaj, i shpreh mirëkpritjen zyrtare si anëtar të këtij Rrjeti ndërkombëtar.
“Në emër të sekretariatit të Rrjetit, ne jemi të kënaqur të vazhdojmë të punojmë ngushtë me ju dhe ekipin tuaj për të forcuar paqebërjen përmes mbështetjes së përbashkët të rolit pozitiv të aktorëve fetarë dhe tradicionalë në proceset e paqes dhe ndërtimit të paqes”, ka deklaruar Dr. Mohamed Elsanousi.

Rrjeti i cili e ka selinë në Finlandë ka anëtarë shumë shtete të botës, si Kombet e Bashkuara Arabe, si edhe shumë organizata prestigjioze ndërkombetare që punonjnë për promovimin e paqes në botë mes tyre edhe OSBE.

QBNFE ka si objekt të veprimtarisë “krijimin e mundësive reale për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve të tyre për të rritur dhe forcuar gjithnjë e më tej mirëkuptimin dhe bashkëjetesën fetare në vend e më gjërë, si edhe për të penguar individë e grupime të ndryshme që keqpërdorin fenë në dëm të shoqërisë dhe njerëzimit”.

Qendra e bashkëpunimit ndërfetar është e themeluar me vendim gjykate nga 5 komunitetet fetare tradicionale Shqiptare që kanë marrëveshje me shtetin. Ajo është e themeluar në vitin 2006.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu