Qëndroi 4 muaj në spital, pacienti i Covid-19 paguan $2.8 milionë

0

Megjithse fatura mjekësore ende nuk është finalizuar, shikuesit në rrjetet sociale u skandalizuan kur panë kostot e qëndrimit për katër muaj në një spital në SHBA me Covid-19.

Përdoruesit e rrjetit TikTok u shtangën kur panë videon virale që tregonte faturën e një pacienti me Covid-19, teksa kostoja totale e kurave në spital për katër muaj kishte arritur në 2,850,776.10 dollarë.

Al, i cili postoi klipin në llogarinë e tij quante faturën të çmendur. Ai nuk tregonte nëse ishte fatura e tij, por thoshte se dokumenti ishte “fatura e qëndrimit në një spital amerikan me Covid-19″.

Video është parë 10 milionë herë, teksa Al tregon nga afër shifrat, duke përfshirë kostot e veçanta të qëndrimit në repartin e kujdesit intensiv, në terapinë respiatore, testet laboratorike he anestezinë.

Më e shtrenjta e kurave ishte terapia respiratore që kishte kushtuar sipas dokumentit $550,000 e ndjekur nga $404,515 për kujdesin në repartin intensiv.

Një skanim radiografik kishte kushtuar $9,510 ndërsa një test me ultratinguj merrte $3,400 të tjerë.

Në faturë listohen gjithsej 33 zëra, të quajtur “shuma e pagesave dhe e aktivitetit”, që të gjitha bashkë i afroheshin 3 milionë dollarëve.

Por dokumetin i prinuar shpjegon se ‘nuk është një faturë’, por një listë e ngarkimeve financiare të kostove totale të qëndrimit.

Ekspertët thonin se me shumë gjasa do të ketë ndryshime pas deklarimit në sigurimet shëndetësore, të cilat pritet të mbulojnë shumicën ose një pjesë të totalit.

‘Al’ u premtonte përdoruesve se do të njoftonte për situatën në vijim.

Megjithse disa nga përdoruesit prisnin për zhvillimet ‘e frikshme’, të tjerë jepin komentet e tyre për pagesat e shpallura.

Një prej tyre tha: “Amerika është në fakt një vend i botës së tretë i veshur me Gucci.”

Një tjetër shtonte: “Nëse një vend nuk i shërben popullit të tij, atëherë është një komb në zhvillim, mirëseerdhët në Botën e Tretë”.

Disa të tjerë vërenin shënimin “kjo nuk është një faturë” dhe besonin se do të finalizohej pas marrjes së sigurimeve shëndetësore.

“Këto janë vetëm ato që kërkon spitali, sigurimet do të elimonojnë çmimet e shtuara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu