Elbasan
Situata në Elbasan është qetësuar. Mësohet se pas disa ditësh reshje të dendura, prurjet e lumenjve dhe të përrenjve janë ulur. Për momentin mësohet se akset rrugore janë të hapura dhe mund të kalohet pa problematika. Në aksin nacional Librazhd-Steblevë segmenti Librazhd-K/Borovës qarkullimi bëhet pa zinxhirë.
Me zinxhirë kryhet qarkullimi në Borovë-Klenjë. Në njësinë administrative Orenjë, Lunik në Librazhd, në Prrenjas dhe në fshatin Benë në Labinot Mal janë dëmtuar kabinat elektrike duke lënë zona pa energji.