Qeveria u heq 30 mijë lekëshin pensionistëve, të moshuarit ankohen: Çmimet janë të larta

0

TIRANË- Të moshuarit në Shqipëri janë kategoria që e vuajnë më shumë rritjen galoponte të çmimeve për shkak se pensionet e tyre janë nën minimumin jetik. Qeveria ka hequr edhe paketën e ndihmës sociale (30 mijë lekëshin e vjetër) që merrnin pensionistët dhe shtresat në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë. Të moshuarit i bëjnë thirrje qeverisë të rritë pensionet pasi jetesa është e papërballueshme.

“Unë jam emigrant çmimet këtu janë më të larta se në Amerikë. Do rri edhe 15 ditë dhe do të iki, këtu është shumë shtrenjt dhe ambienti nuk ka ndryshuar sic e kam lënë para 30 vitesh. Fëmijët i kemi siguruar jashtë shtetit, ne pleqtë edhe mund të kthehemi por ka shumë probleme me ato që jemi mësuar andej ne. Këtu është e keqja sepse nuk vendosen etiketa e cmimeve por e merr sa thotë pronari. Me 125 mijë të vjetra është e papërballueshme, sidomos në këtë periudhë që janë rritur shumë cmimet. Nuk shijkoj ndonjë shpresë që do të rregullohet”, tha një pensionist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu