Qytetarët shprehen pozitivisht për shërbimet që marrin nga Posta në Elbasan

0

Nga Deni Dushku & Elisa Pëllumbi

Një nga institucionet ku ofrohen mjaft shërbime për qytetarët është shërbimi postar.

Në zyrat e këtij institucioni qytetarët mund të kryejnë pagesa nga më të ndryshme si ujin, energjinë, telefonin. Aty merret edhe kuponi për pasaporta dhe kartë identiteti, vijnë pako me porosi nga jashtë. Aplikohet për vërtetime e tij.

Gjatë viteve të fundit Posta Shqiptare është përpjekur që të përmirësojë këto shërbime dhe duket se ia ka arritur. Punohet mirë, shpejt dhe me sjellje të kulturuar. Nuk ka shumë radhë dhe qytetarëve nuk u dalin pengesa.

Ndryshe nga disa institucione apo drejtori të tjera shtetërore ku, perceptimi qytetar për punën e tyre nuk ka qenë pozitiv, për filialin e Postës në Elbasan përkundrazi pjesa më e madhe e të intervistuarve kanë vlerësuar shërbimin që marrin nëpër sportele.

Për më shumë le të ndjekim se çfarë mendojnë vetë qytetarët për shërbimet që marrin përmes Postës në Elbasan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu