Qytetarët të prirur gjithnjë e më shumë drejt mjekësisë popullore

0

Shpesh dëgjojmë të thuhet se është mjekësia popullore alternative ajo që po gjen gjithnjë e më shumë vend për të parandaluar sëmundjet. Kjo rezulton të jetë e vërtetë duke iu referuar edhe studimeve të fundit që janë bërë.

Sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por sot ekziston edhe mjekesia popullore alternative e cila sot ekziton jo vetëm në Shqipëri, por në mjaft vende të botës.

Çelësi është gjithnjë tek informacioni, këtë gjë e konfirmon dhe vetë administratorja e pikave të dyqanit Merja Esida Mila. Tashmë me 3 pika në qytetin e Elbasanit, ajo shprehet duke thënë se mjekësia popullore është njëra nga më të kërkuarat sot sepse ka dhënë rezultat te shumica e qytetarëve.

Problemet me prostatën, diabetin, gastritin apo kolesterolin janë shumë shqetësuese për një pjesë të madhe njerëzish. Shpesh trajtimet për secilën prej tyre kushtojnë dhe në këtë mënyrë jo të gjithë njerëzit kanë mundësi të blejnë kurat e rekomanduara nga mjeku, duke iu drejtuar në këtë mënyrë dhe njëherë mjekësisë popullore për shkak edhe të kostos së ulët që ajo ofron në treg.

Çdo produkt është i kontrolluar nga institucionet shëndetësore, madje është një program që nuk e lejon një mjek popullor të mjekojë për diçka që nuk e njeh.

Pra mjekësia popullore është një zgjidhje shumë e mirë që ju vjen në ndihmë këtyre njerëzve dhe jo vetëm. Bashkepunimi qe mjekësia shkencore ka me atë populloren sjellin nje rezultat të mire tek çdo qytetar.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu