Qytetari serb shan Policinë e Kosovës, fillon të qajë kur përfundon në pranga

0

Një ekstremist serb e ka pësuar keq gjatë marshimit në Gazimestan, pasi ka sharë Policinë e Kosovës.

Efektivët e kanë kuptuar fjalorin banal të serbit dhe e kanë arrestuar menjëherë, duke mos i lënë kohë që të largohet.

Kur e ka parë “pisk” punën, qytetari serb ka filluar të qajë dhe u ka kërkuar policëve që ta lirojnë, por është shoqëruar në polici, ku ka dhënë dëshminë e tij.

Gazimestani është emri i një vendi përkujtimor ku ndodhet monumenti i Betejës së Kosovës, ku Despoti Stefan Lazareviç ngriti një kolonë mermeri me një mbishkrim që përkujtonte betejën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu