Ra nga lartësia në Itali, 2-vjeçari shqiptar nuk u mbijeton plagëve, vdes në spital

0

I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi kishin shkuar të punonin.

2-vjeçari shqiptar që ra nga lartësia pak ditë më parë në Itali, ka ndërruar jetë. Lajmi i hidhur është bërë me dije se nga mediat italiane, të cilat shkruajnë për tragjedinë e shënuar në familjen shqiptare. I mituri shqiptar nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në periferi të Monza-s. I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi kishin shkuar të punonin.

I moshuari ka shkuar në kuzhinë dhe nga ky shpërqëndrim i gjyshit, i vogli është ngjitur në dritare me anë të një karrigeje. Më pas duke tentuar të shohë poshtë, ka rënë nga dritarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu