Rakacolli do të bëjë vetë vaksinën kineze ose ruse për “t’i mbushur mendjen” të moshuarve

0

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se vaksina kineze por dhe ajo ruse e të tjera janë të sigurta dhe të certifikuara në vendet ku ata përdoren.

Rakacolli tha në Report Tv se vaksina kineze është e certifikuar në Turqi dhe ka paraqitur kërkesën e saj në OBSH për përdorim. Rakacolli siguroi shqiptarët se ajo vaksinë është e sigurt, efektive, ndërsa tha se ajo është gati të bëjë vaksinën ruse apo kineze

“Vaksina është e certifikuar në vendet që është prodhuar në Kinë në kinë dhe në atë vende të tjera që e përdorin edhe në Turqi. Ajo ka paraqitur dokumente tek OBSH për certifikim dhe nga ajo. Procesi i sigurimit të vaksinave merret nga komiteti i ekspertëve të vaksinimit i krijuar para pandemisë dhe është i përhershëm. Rendësi ka ku janë marrë certifikatat e sigurisë dhe dokumentacioni i tyre kalon dhe nga agjenci e barnave dhe është e siguruar se ajo vaksinë që bëhet është e sigurt. Jam gati ta bëj vaksinën kineze apo atë ruse”, tha Rakacolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu