“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, lë nam pedagogu i PS-së/ Publikon padashje shkrimin e autorizuar nga lart

0

Në statusin e fundit në Facebook të deputetit të PS-së, Florenc Spaho, është harruar një mesazh në kllapa shkruar nga personi që i ka hartuar fjalimin e postuar në rrjetin social.

“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, ishte fjalia në kllapa që ishte harruar mes rreshtave të postimit të pedagogut, i cili falenderonte PS-në për besimin e dhënë për të kandidaur sërish në zonën e Elbasanit.

Spaho, i cili bën pjesë tek deputetët që flasin shumë rrallë në Kuvend, në CV e tij që gjendet në faqen e parlamentit, thuhet se është asistent Pedagog që prej vitit 2015.

Siç shihet në mesazhin e mëposhtëm, të cilin kandidati i PS e ka publikuar gabimisht në facebook, atij i tregohet se çfarë duhet të shkruajë.

Fillimisht, Spaho falenderon PS dhe Edi Ramën për besimin e dhënë, ndërsa më pas vijon me Taulant Ballën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu