Rama: Basha si Gjino/ “Larg qoftë Luli mitingun përmbyllës do ta bëjë te Shefqet Ndroqi”

0

Fushata elektorale e coi kryesocialistin Edi Rama në Laç ku po procesin e rindërtimit, në Rrëshen ku ndoqi vaksinimin, në Mirditë për zhvillimin e agroturizmit ndërsa në Lezhë zhvilloi atë që e ka pagëzuar si Këndi i Fjalës.

“Asnjë nga punët e bëra në lezhë nuk janë bërë sot për fushatë. Punët për plagët e tërmetit i kemi nisur që atë natë. Të rindërtojmë jo cic ishte më mirë se ç’ishte përpara tërmetit. Tërmeri dhe pandemia na thyen mandatin në mes për tu përballur me 2 sfida një mandate i jashtëzakonshëm. Pandemia godet njëherë 100 vjeç.”

“Sot po bëni vaksinimin për fushatë na thonë.  Sot ne bëjmë vaksinim masiv ndërsa të tjerët po bëjnë doza dhuratë. Ne e bëjmë këtë se bëjmë detyrën tonë se dimë ta bëjmë detyrën tonë. Dimë të jemi në lartësinë e sfidave.”

Rama dha këto argument përse shqiptarët nuk duhet ta a çojnë votën në drejtimin e gabuar më 25 Prill.

“Ata krijojnë vatra investimi kudo. Më thoni një gjë që ata bënë. I ka ngel kënga liberalizim vizash u futëm në NATO. E vetmja vepër rruga e kombit që mund t’ja quajmë e lanë rrugëve, Më tregoni një shkollë. Më tregoni një spital që këta bënë. Ne mund t’ju tregojmë dhjetëra spitale dhe 100-ndra. As mos t’ju shkojë mëndja që rindërtimi vijon kështu nëse ata vinë në detyrë apo vaksinimi mos e çoni në mëndje. “

Edi Rama, risolli personazhin kryesor të filmit “14 vjeç dhëndër”.

“Basha si Gjino. Larg qoftë luli mitingun përmbyllës do ta bëj ke Shefqet Ndroqi”, tha Rama.