Tentoi të korruptonte policët, e pëson keq 45-vjeçari që drejtonte mjetin me leje drejtimi të skaduar

0

Policia ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi në aksin rrugor Kutalli-Ura Vajgurore tentoi të korruptonte efektivët teksa drejtonte mjetin me leje drejtimi të skaduar.

Ai përfundoi në prangat e Policisë pas këtij veprimi dhe tashmë hetimi i ka kaluar Prokurorisë së Beratit.

Njoftimi i policisë:

Berat

Goditet një rast i mitëdhënies.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. T., 45 vjeç, banues në Goriçan, Ura Vajgurore, pasi në aksin rrugor Kutalli-Ura Vajgurore, është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të cilës i kishte përfunduar afati i përdorimit. Shtetasi E. T., për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu