Rama-gazetarit: Vini si…si quhet ajo e dasmës?!

0

Gjatë mbrëmjes Rama foli ndër të tjera në lidhje me procesin e vaksinimit ndaj Covid dhe nuk hezitoi aspak ta quante një histori suksesi! Sipas Ramës, Shqipëria ka arritur të ketë një sistem shëndetësor me standard europian dhe sipas tij këto janë fakt dhe gjëra që janë bërë, madje jo pa mundim. Ndërkohë teksa fliste në lidhje me këtë çështje, Rama pati një replikë me gazetarin Arjon Sulo, i cili e pyeti nëse ishte penduar për vaksinën kineze dhe vonesën e saj në mbërritjen në Shqipëri. Gazetari solli një raport të INSTAT i cili nxirrte në pah se në Shqipëri janë 3300 vdekje të pajustifikuara dhe në këtë moment Rama iu kthye keq gazetarit.

Rama u përgjigj:

Kjo nuk është pyetje. Ky është komenti yt. Nuk ke humbur ti asgjë, ja ta shpjegoj unë pse. Më lër të mbaroj! Se nuk e di se ça do them mbrapa! Se vini pa.. vini si kshu… si quhet ajo e dasmës?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu