U godit nga një kamion, ndërron jetë në vend 34-vjeçari shqiptar, humb jetën dhe shoku i tij italian

0

Dy të rinj janë viktima të një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e shkuar përgjatë autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto në Itali.

Ata janë shqiptari 34-vjeçar, Eder Shqalshi dhe kolegu italian, Erik Galluzzo, 28 vjeç.

Të dy ishin banues në Talmassons në provincën e Udine dhe po udhëtonin në bordin e një kamionçine që për shkak të shkaqeve ende nën hetim, goditi një kamion.

Përplasja ishte mjaft e dhunshme, duke mos u dhënë asnjë shpresë dy të rinjve për të mbijetuar. Ata u nxorën nga pjesët metalike të mjetit nga zjarrfikësit.

Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje nëpërmjet një helikopteri i shpalli ata të vdekur në vend.


Burimi: www.nordest24.it

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu