Rama: Imagjinoni sikur Taulanti të rrihte një sipërmarrës si Gjergj Luca, s’do kishin lënë email pa çuar nëpër Europë

0
Albania's Prime Minister Edi Rama speaks at the EBRD Western Balkans Investment Summit in London on February 26, 2018. Six prime ministers from the Western Balkans gathered at the EBRD headquarters in London for the EBRD Western Balkans Investment Summit. / AFP PHOTO / Daniel LEAL-OLIVAS (Photo credit should read DANIEL LEAL-OLIVAS/AFP/Getty Images)

Rama: Imagjinoni sikur Taulanti të rrihte një sipërmarrës si Gjergj Luca, s’do kishin lënë email pa çuar nëpër Europë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar konfliktin që ndodhi disa ditë më parë në Elbasan, mes sipërmarrësit Gjergj Luca, dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Rama e ka quajtur Lucën një biznesmen të nderuar dhe një krijues të vendeve të punës në Elbasan.

“Imagjinojeni për një moment sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi si Gjergj Luca të kishte qenë cilido prej nesh, dhunuesi publik i sipërmarrësit të ishte Taulanti, çfarë do të ishte bërë dhe çfarë do të kishin bërë.

Imagjinojeni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, grabitësi i telefonit të tij, të ishte Taulanti, a Klarenci.

Sa email-e do të kishin derdhur nëpër europë dhe sa do kishin vënë kujën, por ne e kemi të qartë se njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”, tha Rama.

Sakaq Rama foli dhe për mitingjet e PD ku tha se po rrezikohet jeta e njerëzve.

“Ne po bëjmë detyrën tonë për të respektuar rregullat duke respektuar njerzit, duke rrespektuar të drejtën themelore të secilit për jetën dhe për shëndetin. Të tjerët po shfaqin një nga tiparet e tyre më të kqija, ky që po shfaqin është një tipar i politikës së rrugës dem babadem me gjoja grumbullime spontane tek vetura e Boratit i cili del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharalk me dy gishta e flamuj pa marrë aspak parasysh që kështu rrezikohet shëndeti i tyre e i familjarëve të tyre.

Lufta me armikun e padukshëm është sfida e sfidave. Zmbrapsja e virusit është sfida e sfidave. Nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe të tallemi nga ana tjetër. Është abuzive këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisëse, ky skuthllëk është tipar i karakterit të tyre politik dembabadem. Në do të gjemën mënyra për të angazhuar njerëzit me komunikimet tona por asnjëherë nuk do të biem pre e turmave”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu