Kthehet në Turqi avioni i Forcave Ajrore turke “Herkules” që solli në Shqipëri trupin e Gjeneral Ndriçim Sallaku

0

Avioni ushtarak i Forcave të Armatosura të Turqisë i tipit “Herkules” me nr. e fluturimit TUAF 290, pasi solli në atdhe arkivolin e Gjeneral Sallakut, u nis ne rrugën e kthimit drejt Ankarasë, kryeqytetit Turk.

Kujtojme se InfoWeb TV dha dje lajmin ekskluziv se Qeveria e Turqisë, përmes Ministrit të saj të Mbrojtjes, pasi mori miratimin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan, vendosi të sjellë në atdhe trupin e të ndjerit Gjeneral Sallaku me nderime të larta shtetërore.

Ky është ndër rastet e rralla kur një vend i huaj sjell me nderime kaq të larta një ushtarak shqiptar në atdheun e tij.

Me këtë akt Turqia dëshmoi edhe njëherë se mbetet mikja dhe aleati ynë më i madh në Rajon e më gjërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu