Rama inspekton vaksinimet në sheshin ‘Skënderbej’: Nesër Komiteti do të dalë me planin e ri për…

0

 

Kryeminstri Edi Rama ka inspektuar gjatë ditës së sotme procesin e vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’. Në një prononcim për mediat, Rama tha se situata ishte optimale por nuk duhet të mendojmë se kemi fituar 100% në betejën kundër ‘Covid-19’.

Kryeministri dha gjithashtu një lajm të shumëpritur nga qytetarët, teksa shtoi se duke parë se situata ishte optimale, nesër Komiteti i Ekspertëve do të mblidhej për të publikuar planin për lehtësimin e masave kufizuese.

“Ajo që mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me planin e veprimit, por është shumë shumë e rëndësishme, që të mos harrojmë se nuk kemi fiuar 100% rrugën e daljes nga tuneli. Duhet të vijojmë të jemi të kujdesshëm, nesër Komiteti do të dalë me planin e ri, me lehtësimin e mëtejshëm të masave, do të përmbushet objektivi ynë për të pasur një sezon të mirë turistik”– tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu