Përhapja e variantit Omicron ka shqetësuar edhe kryeministrin Edi Rama që ka dhënë alarmin.
Në një komunikim me publikun nëpërmjet Facebook, Rama ka bërë të ditur se sot janë regjistruar një numër i konsiderueshëm të të infektuarve me Covid.
“Janë 1236 raste, ose dy herë më shumë se nga mesatarja ditore e javës që shkoi dhe patjetër varianti Omicron, si dhe tolerimi i festave ka shkaktuar këtë rritje.
Janë 107 persona që gjenden sot të shtruar në infektiv, janë plagë që fatkeqësisht mbi 95% lidhen me mos vaksinimin.
Ka të prekur edhe ndër të vaksinuarit, por në një shifër më ulët dhe që mund ta kalojnë më lehtë”, tha Rama.