A e ndjek kryeministri Rama “Big Brother VIP”?

0

“Big Brother VIP” është pa diskutim ‘reality show’ më i suksesshëm i momentit në Shqipëri.

Të gjithë sytë janë drejt shtëpisë së “VIP-ave”, kështu që në komunikimin e kryeministrit Edi Rama me qytetarë, përmes “Facebook-ut”, nuk mund të mungonte një pyetje për “BBV”.

Kryeministri tha se nuk e ndjek dhe më pas foli për problemet serioze që ka vendi, duke i kushtuar më shumë rëndësi pyetjeve rreth pensioneve, rritjes së pagës minimale, që këtë vit bëhet 32.000 lekë dhe Projektin e Rindërtimit, nga i cili deri më tani kanë hyrë në banesat e reja qindra qytetarë, që tërmeti i 26 nëntorit 2019 i la pa shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu