Rama/ Kjo është lagjia më e bukur e re e Shqipërisë, nga fillimi deri në fund

0

Kryeministri Edi Rama këtë të martë në kuadër të procesit të rindërtimit ka qenë në Laç ku ka inspektuar nga afër punën për ndërtimin e pallateve në lagjen e re.

Rama gjatë inspektimit të tij shoqërohej nga Lindita Nikolla kandidate për qarkun e Lezhës, ku theksoi se lagjia e re e Laçit do të jetë më e bukura në Shqipëri.

“Kjo është lagjia më e bukur e re e Shqipërisë e ndërtuar nga fillimi deri në fund”, tha Rama.

Ndër të tjera shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se në këtë lagje janë 11 kantiniere rindërtimi, pas tragjedisë që ndodhi me 26 nëntor të 2019 nga tërmeti.

“Puna mbresëlënëse vijon për lagjen e re, Zonën 1 dhe Zonën 2 të qytetit që po rilind më i bukur, më i sigurtë e më mikpritës

11 kantiere të Rilindjes pas tragjedisë së tërmetit, shtëpi të reja, shkolla e kopshte të reja, infrastrukturë e ujësjellës i ri, po e bëjnë Laçin shumë më të jetueshëm se ç’ishte para tërmetit”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu