Rama merr vendimin ekstrem pas sulmit kibernetik: Largimi brenda 24h i Ambasadës iraniane!

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve me Iranin. Ky vendim urgjent erdhi si pasojë e sulmit kibernetik të bërë ndaj institucioneve qeveritare në 15 korrik.

Rama kërkoi largimin brenda 24 orëve nga territori i Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë. Masa drastike i është bërë e ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit.

“Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.

Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorëve, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim.

Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë per rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin për gjetjen e agresorëve. Në bashkëpunim me agjensi të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnje hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, po një agresion shtetëror.

Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.”- u shpreh ndër të tjera kreu i vendit.

Kur ndodhi sulmi Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, vendosi mbylljen e shërbimeve online dhe sistemeve qeveritare deri në neutralizimin e situatës.

Sulm kibernetik në vend: AKSHI mbyll aksesin në shërbimet online
Burimi: Top Chanel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu