E RËNDË/ Një person vdes brenda në urban, pamje nga  vendngjarja

0

Një person dyshohet se ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium në Tiranë. Burime bëjnë me dije se një person është mbuluar me çarçaf brenda urbanit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Urbani është ndaluar pranë “Rrugës së Elbasanit”, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë udhëtarët e tjerë që kanë qenë në urban, ndërkohë që ngjarja ka tërhequr vëmendjen dhe të kalimtarëve të ndryshëm.

””Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve”, njofton zyrtarisht Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu