Patrulla konfliktohet me 4 persona, polici plagos 2 kolegët dhe një shtetas

0

Një sherr mes 4 personave dhe një patrulle policie e ndodhur ditën e sotme në Mamurras ka përfunduar me plagosjen e 2 prej policëve në shërbim dhe njërit prej të përfshirëve në këtë ngjarje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në qender të qytetit dhe për pasojë janë plagosur 2 policët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, pjesë e Patrullës së Rendit në komisariatin e Kurbinit, si dhe Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), i cili ishte në makinë me 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi që u përplasën me patrullën.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë konfliktit një prej punonjësve të policisë ka nxjerrë armën dhe ka plagosur aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë Nikoll Fufin. Nikoll Fufi dhe 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, janë qëlluar në këmbë dhe të 3 janë transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se tre efektivet e policisë të cilët kanë qenë në këmbë kanë ndaluar automjetin në të cilin lëviznin 4 të përfshirët, por ata nuk iu janë bindur bluve për ti kontrolluar. Në këtë moment ata janë konfliktuar dhe përplasur verbalisht me policinë dhe në sherr e sipër njëri nga efektivet e patrulles ka nxjerrë armen e shërbimit dhe ka qëlluar.

Pas përplasjes janë shoqëruar në komisariat 7 persona nga fisi i ish deputetit Mhill Fufi. Ndërkohë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe pritet që të zbardhet me figurë në vijim se si ka ndodhur kjo përplasje. Në vendngjarje kanë shkuar nga Tirana Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

*Nga raportimet paraprake u raportua sikur 4 personat qëlluan drejt policëve dhe më pas policia u kundërpërgjigj. U tha se 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi mëngjesin e sotëm u shoqëruan në polici dhe më pas u liruan duke sjellë dhe përplasjen. Fillimisht u tha se policët kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë tentuar të ndalojnë makinën e autorëve për verifikim. Këta të fundit paraprakisht u tha se nuk i janë bindur urdhërit për kontroll duke mos ndaluar, policia i ka ndjekur dhe pas konfliktit fizik u raportua se ngjarja kishte degraduar në përdorimin e armëve.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu