Rama në Shkodër : Bashkia, shembull i injorancës

0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin elektoral në qytetin e Shkodrës ashpërsoi retorikën e tij politike, duke kërkuar votën e shkodranëve të cilët sipas tij të mos mbeten peng e komunizmit dhe e së shkuarës. Rama u shpreh se kur i jep votën një idioyi mbetesh peng i tij.

“Bashkia është shembulli më drithërues i injorancës dhe prapambetjes duke shkuar qorrazi drejt të ardhmes. I kemi ardhur rrotur, kemi ndërtuar rrugën Shkodër- Velipojë, premtim i PD dhe e ndërtuam ne. E ndërtuam sepse s’kishim nevojë të merrnim leje në Bashki.

Edhe me stadiumin e ri. Aat duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje sepse në këtë gjendje mbretërojnë pa probleme. Ushqejnë përçarjen, duke nxitur urrejtjen dhe për të thyer xhama e për të thirrur: Poshtë Komunizimi.

Komunizimi ka vdek’! Nuk kthehet më. Dhe i vdekur mban peng vetëm një vend; Shkodrën. Mbajnë peng gjithë miletin.

Kur ia jep votën një idioti, je peng i tij. Shkodra ka mbetur peng i idiotsive prej 30 vitesh. Komunizmi ka vdek’ dhe rri gjallë si fantazmë. Kanë shpikur luftë imagjinare. Luftojnë me mullinjtë e erës. Këta shohin interesat e tyre. Asaj kryetares nuk i prishet terezia sa ça ndodh me plerat. Është qyteti më i pistë në Shqipëri”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu