Rama : Nuk mundet që rindërtimi të mbetet në duart e më të paaftëve

0

Kryeministri Edi Rama tha nga Durrësi se thelbi i mandatit të tretë që kërkon partia socialiste është dëshira për të çuar deri në fund punët e nisura. Rama u shpreh se ky mandat vjen pas atij që u thye në mes nga dy goditje si asnjëherë më parë. Ai shtoi se rindërtimi dhe rruga për të dalë nga tuneli i pandemisë nuk mund të mbeten në duart e të paaftëve. Ai sulmoi edhe njëherë kreun e PD-së, Lulzim Basha në lidhje me hapjen e fushatës një orë me vonesë dhe grumbullimin e simpatizantëve në shesh.

“Midis këtyre dhe nesh dot qëndron nevoja për të konfirmuar vazhdimin e punës. Njerëzit pyesin për mandatin e tretë dhe u duket sikur mandati i tretë është për mua apo si vazhdim i një inercie të pushtetit të PS, apo sikur mandati i tretë lidhet me politikë. Mirë është të ketë rotacion thonë disa. Por asgjë nga këto nuk është thelbi i mandatit të tretë. Thelbi është të çojmë në fund punët e nisura dhe të mos mbyllim më derën që kemi hapur për këtë investim dhe të tjera që janë në rrugët e çeljes së tyre.

Mandati ynë i tretë vjen pas këtij mandati të thyer në mes që ka qenë më i jashtëzakonshme në historinë e re të Shqipërisë dhe do të mbetet për shumë vite të tjera. Uroj dhe besoj që nuk do ketë më mandate të tjera të goditura në mes dy herë. Në Durrës kemi një punë për të mbaruar me rindërtimin. Janë 400 pallate në Durrës që janë riparuar ku familjet jetojnë normalisht sot.

Duke qenë se kanë përfituar nga grantet jetojnë në pallate më të mira se para tërmetit. Ka të tjera familje që kanë filluar të hyjnë në pallatet individuale. Përtej kësaj, ne kemi domosdoshmërinë të mbarojmë punë me armikun e padukshëm dhe nuk mund ta ndërpresim në mes. Nuk mundet që rindërtimi dhe rruga për të dalë nga tuneli i pandemisë të mbeten në duart e më të paaftëve. Dikush lë një orë në mes të ftohtit njerëzit që fton vetë për të vërë takimin hapës të fushatës elektorale.

Vonohet një orë në takimin më të rëndësishëm të fushatës ku ka hyrë me pretendimin për t’u bërë kryeministër. Pa vazhduar më pas me atë që pa Shqipëria dje. Njerëz që janë të gatshëm të marrin makinat dhe të vijnë në një shesh, duke vënë në rrezik jetën. Kurrë mos ndodhtë për askënd për tyre, por rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre. Ky është një shembull tipik se mund të marrësh shembuj që të rrimë deri nesër këtu. Përtej këtij kandidati është një errësirë e plotë, me ata që e kontrollojnë dhe ata që e ndjekin pas”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu