Rama për Metën: Do të shkarkohet sepse është ndëshkuar nga populli

0

“Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra sepse është ndëshkuar nga populli shqiptar. Një personazh grotesk që turpëron çdo shqiptar.

Dua të bëj të qartë se ky shkarkim nuk ka lidhje me asnjë objektiv tjetër përvecse ne jemi rreshtuar në krah të popullit shqiptar që nuk do t’a shohë më Ilir Metën.

Ne nuk do e kemi vendosur se kush do të jetë presidenti i ardhshëm por do të konsultohemi me PD për këtë pjesë. Ne do t”i mbajmë 1 për 1 zotimet tona ,duke nisur që nga zerimi i taksës për pagën që prej janarit të vitit që vjen. Rritja e taksës minimale në 380 mijë lekë apo deri në 400 mijë lekë brenda mandatyit të tretë. Ndërtimi i porteve të reja, duke nisur me atë të Shëngjinit që shpresojmë të jetë gati në fund të ketij mandati.

Përsa i përket digjitalizimit, ne kemi hedhur bazat për një shtet pa vonesa përsa i përket kësaj pjese. Ne do të vazhdojmë me sapstrimin e administratës me ata që janë turpi i shtetit, turpi jonë në raport me qytetarët. Këtë do të bëjmë me të gjithë administratën në të gjithë vendin.

Një mundësi e re do të hapet për çdo vajzë dhe çdo djalë që duan të jenë shërbëtorë në shërbimin publik. Në Shqipëri do të kenë mundësi të shërbejnë të gjithë shtetasit që duan të jenë shërbyes ndaj publikut, pa pasur nevojë të ketë njohësi me deputetë apo ministra”.

Vijon …

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu