Rama reagon pas deklaratave të presidentit:”Çdo votë për LSI është votë kundër Drejtësisë, çdo votë për PD-në është për Ilirin dhe Saliun”

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të presidentit të vendit Ilir Meta këtë të hënë. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shkruan se presidenti i ka kthyer zgjedhjet e 25 Prillit si një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës.

Sipas Ramës, çdo votë që shkon për LSI-në është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD-në shkon për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Më tej kryeministri vijon të përsërisë se veprimet e Lulzim Bashës janë të komanduara, duke shkruar ‘Luli thjesht ha përshësh’.

Rama:

Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu