Tronditëse/ Futbollistit Di Maria i marin peng gruan dhe vajzat, largohet menjëherë nga ndeshja

0

Futbollisti Angel Di Maria nuk do ta harrojë kurrë natën e 14 marsit dhe ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Nantes.

Ishte minuta e 62-të e ndeshjes kur argjentinasi u zëvendësua dhe kjo ndodhi pasi drejtori sportiv Leonardo ia kërkoi trajnerit Pochettino.

Leonardo u njoftua nga policia franceze se në shtëpinë e Di Marias ishin futur hajdutët teksa po zhvillohej ndeshja PSG – Nantes (1-2).

Të armatosur deri në dhëmbë, hajdutët përveç se morën gjëra të çmuara nga shtëpia e argjentinasit kanë mbajtur peng edhe gruan e tij dhe dy vajzat.

Mediat franceze kanë raprotuar se me ngjarjen po merret policia, ndërsa fatmirësisht familja e argjentinasit nuk ka pësuar dëm nga pengmarrja që zgjati për disa minuta.

Lajmi për Di Marian ka lënë të shokuar të gjithë futbollistët e PSG-së të cilët e mësuan të gjithë ngjarjen pas ndeshjes, ndërkohë që kjo është hera e dytë që familja e argjentinasit bie pre e një grabitje të dhunshme.

Sulmuesi argjentinas ditë më parë zgjeroi kontratën me Parisin edhe për një vit tjetër, por atij i ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu