Ranë në kanal, ja kush janë viktimat e aksidentit në Fier

0

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vendin tonë këtë të diel, teksa dy persona kanë humbur jetën pasi ranë në një kanal.

Mësohet se bëhet fjalë për dy punonjës sigurie që punonin në këtë zonë. Shoferit të mjetit dyshohet se i ka rënë infarkt dhe kjo ka sjellë dhe rënien në kanal.

Viktima të aksidentit janë shtetasit Shkëlzim Beqaj 55 vjeç dhe Uejol Lagjaj, 39 vjeç.

Automjeti ka rene ne nje kanal vaditës ne zonen naftmbajtese te Marinzes. Policia, autoambulanca dhe zjarrfikesja ne vendin e ngjarjes. Makina ndodhet ende e permbysur ne kanal. Dyshohet per dy te vdekur ne vend.

Njoftimi i Policisë:

“Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.

Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu