Dhunoi prindërit e tij, arrestohet 29-vjeçari (Detajet)

0

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 34 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, ky shtetas ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve u proceduan dhe 7 shtetas të tjerë, klient të lokalit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, me masë sigure “Arrest në shtëpi”për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në rrugën “7 Marsi”, u kap jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 44 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një armë gjahu shtetasin F. R.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Xh. M., 20 vjeç, K. A., 52 vjeç dhe E. B., 30 vjeç,pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

A. M., 45 vjeç, A. M., 28 vjeç, E. K., 26 vjeç, dhe A. G., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu