“Range Rover”-i shpërthen në flakë në autostradën Durrës-Tiranë

0

Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, rreth 1 km nga mbikalimi i Kamzës.

Makina po shkrumbohet nga flakët ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur në zonë. Nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar, ndërsa dyshohet që shkak të jetë bërë një defekt teknik.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërkohë që është ndaluar qarkullimi i automjeteve në njërin sens të autostradës deri në shuarjen e plotë të flakëve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu