Përplasi me makinë të miturën, arrestohet 38-vjeçari në Orikum

0

Një 38-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se në aksin Vlorë-Orikum ka përplasur me makinë një vajzë të mitur.

Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen e mitur A. S, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu