Raporti i BE-së/ Bota përjetoi nëntorin më të nxehtë në Evropë

0

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus të Bashkimit Europian ka raportuar se bota ka përjetuar nëntorin më të nxehtë të regjistruar më parë.
Në rajonet e gjera në të gjithë Evropën Veriore, Siberinë dhe Oqeanin Arktik temperaturat ishin shumë të larta derisa arriti që akulli i detit të ishte në nivelin e dytë më të ulët të parë ndonjëherë në nëntor.
Gjithashtu temperatura mbi mesataren kishin edhe Shtetet e Bashkuara, Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Pllaja Tibetiane, Antarktida lindore dhe pjesa më e madhe e Australisë.
Muaji nëntor në mbarë globin ishte pothuajse 0.8 gradë Celsius (33.4 Fahrenheit) mbi mesataren për 1981-2010, dhe 0.1C (32.2F) më i lartë se vitin e kaluar, dhe kjo nxehtësi e pazakontë vjen nga efekti ftohës i La Niña.
“Këto të dhëna janë në përputhje me trendin e ngrohjes afatgjatë të klimës globale,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës Copernicus në ECMWF.
Drejtori i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës tha se nëntori ishte “një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë” globalisht dhe temperaturat në Arktik dhe Siberinë Veriore mbetën vazhdimisht të larta ndërsa akulli i detit ishte afër shtrirjes më të ulët. “Kjo prirje është shqetësuese dhe thekson rëndësinë e monitorimit gjithëpërfshirës të Arktikut, pasi ajo po ngroh më shpejt se pjesa tjetër e botës”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu