Reagon Fifi: “Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet”, e kritikuan për koncertin në kohë pandemie

0

Këngëtarja e njohur Fifi është kritikuar nga ndjekësit e saj për koncertin e mbajtur në Kosovë për Ditën e Pavarësisë.

Në një video të saj shihet duke kënduar dhe duke mbajtur koncert ka ngacmuar të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke iu drejtuar për t’i thënë se ky ka qenë një veprim i papërgjegjshëm në këtë periudhë pandemie.

Pas komenteve të shumta, Fifi ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje të gjithëve, duke kërkuar që askush mos ta prekë, se ka kohë pa punë.

“Positive vibes njerëz, çfarë po ndodh? Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi në trurin tonë, ama qetësohuni. Nisni të merreni me ndonjë gjë dhe lëshoni energji pozitive. Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qënka bërë nami, jemi ngopur në lekë. Hello, që 11 muaj jam pa punë. As shteti, as ju, as kurkush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistat. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistave? A i ka ndihmuar ndokush artistat të bëjnë art? Jo, jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete, ishallah zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë”, ka thënë Fifi në një pjesë së videos së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu