Refuzoi ritualin e seksit në grup, lideri i ‘Kultit të shtrigave’ masakron 24-vjeçaren

0

Lideri i një “kulti shtrigash” në SHBA është dënuar me vdekje për vrasjen e një gruaje që kishte njohur prej pak kohësh, e cila kishte refuzuar ritualin e seksit në grup që praktikonin ai dhe anëtarët.

Aubrey Trail dhe e dashura e tij Bailey Boswell kishin planifikuar të vrisnin dikë, përpara se të njiheshin me 24 vjeçaren Sydney Loofe, në një rrjet njohjesh të reja në vitin 2017.

Trail u shpall fajtor për vrasje të gradës së parë dhe bashkëpunim kriminal në vrasje, nga gjykata e Wilber, në shtetin amerikan të Nebraska.

Vrasësi përsëriti pretendimet e rreme se Loofe kishte vdekur nga “asfiksimi erotik” gjatë sesionit të tyre të seksit, por më vonë pranoi se e kishte mbytur atë me një kordë elektrike, sic kishin pretenduar fillimisht prokurorët.

54 vjeçari Trail, pranoi se kishte lidhur dhe vrarë Loofe pasi ajo “ishte tmerruar” kur ai i tregoi për stilin e tij të jetesës, ku përfshiheshin mashtrimet ndaj tregtarëve të antikave, dhe seksit në grup me Boswell e femra të tjera.

Trupi i Loofe i gjet i prerë në 14 vende dhe i hedhur në koshë mbeturinash, së bashku me lodra seksi, një qafore qeni dhe një “kostum plastik për sauna”.

Dëshmitarët anonimë të gjyqit thanë se Trail ishte një “udhëheqës vampirësh” i një “kulti shtrigash e shtriganësh”.

Duke justifikuar vendimin e saj, gjykatësja Vicky Johnson tha: “Fjalët dhe veprimet e Trail demonstrojnë se ai nuk donte t’ia dinte për jetën e Sydney Loofe, nëse kjo ndërhynte në kënaqësitë e tij personale.”

Trail nuk ka qenë prezent për disa seanca në gjykatë pasi herën e fundit ai kishte prerë fytin e tij në formë demonstrative duke thërritur: “Bailey është e pafajshme. Unë ju mallkoj të gjithëve.”

Megjithse i akuzuari u dënua me vdekje, shteti Nebraska nuk ka ambjente për të ekzekutuar denimin kapital.

Ndërsa rasti i Boswell do të dëgjohet dhe në një panel me tre gjykatës për të vendosur nëse edhe ajo duhet të marrë dënimin me vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu