Rekord fletash votimi të pavlefshme, mbi 5.4 % e totalit

0

 

Një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Deri më tani KQZ ka numëruar gati 563 932 vota të hedhura në 1894 kuti votimi në të gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme.

Sipas të dhënave të deri tanishme të KQZ-së janë shpallur ta pavlefshme 28 854 fletë

votimi ose më tepër se 5.4 % e totalit të hedhura në kutitë e votimit.

Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 2 përqind fletë votimi të pavlefshme.

Ndërkohë një ndër arsyet kryesore dyshohet se është fleta e re e votimit, ku qytetarët duhet të bënin kujdes dhe të zgjidhnin partinë dhe një nga kandidatët e partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu