Rekord Guinness. E moshuara në Gramsh mbush 110 vjeç!

0

Mund të cilësohet si një nga gratë më të vjetra në Botë! Xhile Salla nga qyteti i Gramshit mbushi sot 110 vjeçe. Numri i viteve që mban mbi supe është i denjë për një rekord Guinness.
Nënë Xhilja mbahet mirë dhe jeton e rrethuar me dashuri nga familjarët, nipërit dhe mbesat e saj.
Në këtë ditë të veçantë, festës së familjes Salla i është bashkuar edhe një pjesë e Këshillit Bashkiak të cilët i kishin organizuar një surprizë nënë Xhiles duke i dërguar tortën e ditëlindjes dhe buqeta me lule.
Në fakt për shtetas që thyejnë rekorde të tilla shteti duhet të ketë më shumë vëmendje që tua lehtësojë jetën e përditshme.
Qarku i Elbasanit është i njohur për rekorde të tilla. Para disa vitesh ndërroi jetë në moshën 123 vjeçare Hava Ruda me banim në fshatin Shushicë.
Me këtë rast portali ynë i uron shëndet dhe jetë sa më të gjatë nënë Xhiles!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu