Rëndohet situata e të infektuarve me Covid-19 / 11 viktima në 24 orët e fundit, më i riu 36 vjeç

0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19 në vend.

Sipas saj, janë kryer 3144 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq.

VIKTIMAT

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.

3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç.

SITUATA NË SPITALE

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

TË SHËRUAR

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (31 Janar 2021)
Raste të reja ditore        876
Të shëruar në 24 orë     497
Të shtruar në spitale     343
Humbje jete në 24 orë  11
Testime ditore                3144

Testime totale            358,493
Raste pozitive             78,127
Raste të shëruara       47,424
Raste Aktive                29,323
Humbje jete                 1380

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16807
Fier  2326
Durrës  1623
Shkodër  1447
Elbasan  1383
Vlorë   1347
Lezhë 1046
Korçë    936
Berat  891
Gjirokastër 605
Dibër  433
Kukës 479

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu