Zbulohet cila ishte partnerja e ‘fshehtë’ e Kujtim Prodanit

0

 

Për ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani, pas ditësh i shtruar në spital për shkak të gjendjes së rëndruar që i shkaktoi Covid 19, u fol në media për ditë të tëra. Ishin miqtë e tij të ngushtë që ndan kujtimet e vitet që i kishin lidhur ngushtë me të, por ishte edhe një personazh që megjithëse u përmend, nuk u bë asnjëherë publik!

Partnerja e Kujtim Prodanit! Ai vetë, megjithëse gazetarët ia drejtonin gjithnjë bisedën rreth jetës private, nuk kishte treguar për bukuroshen me të cilën ishte i lidhur prej kohësh. Duket të ketë qenë një nga ato historitë klasike të dashurisë që megjithëse takohen vonë e nuk kanë fare nevojë për fustan të bardhë, kanë fund të dhimbshëm.

Alda Shehaj është pedagoge në Fakultetin Ekonomik prej vitesh, ku u emërua pas doktoraturës në Angli. Kolegët dhe studentët e njohin për profesionalizimin dhe zotësinë që hera herës, nga studentët, përkthehet edhe si ashpërsi.

Alda ka qenë me Prodanin për disa vite, dhe megjithëse të dashuruar, zgjodhën të mos bashkëjtojnë. Alda jetonte me të bijën ndërsa lidhjen e njihte vetëm rrethi i tyre i afërt. Megjithatë, kur i dashuri i saj u nda nga jeta, Alda e ndau dhimbjen në rrjetet sociale, në atë numër të kufizuar miqsh e të njohurish.

Sot, bashkë me gjithë krijimet e Kujtim Prodanit, ka ngelur edhe një dashuri për të cilën ai nuk foli, por, siç miqtë tregojnë, e jetoi si ta dinte që nuk do ta shijonte gjatë!

Kush është Esmeralda Shehaj

Esmeralda Shehaj është lektore dhe kërkuese shkencore pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës që prej vitit 2006. Ajo ka kryer studimet për Matematikë 5-vjeçare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka ndjekur shkollën pasuniversitare dhe ka marrë diplomën e “Masterit Shkencor në Marketing” në IAMZ-CIHEAM, në Spanjë.

Ajo ka kryer doktoraturën në Universitetin e Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar. Është përfshirë në shumë projekte kërkimore të financuara nga institucione ndërkombëtare si OSCE, GIZ, UNDP, RRPP dhe Universitetit i Fribourgut, CERGE-EI, etj. Vitet e fundit ka qënë bashkëautore në disa raporte projektesh dhe libra, si për shembull “Një vlerësim i tregut të punës në Veri të Shqipërisë”, “Qarkullimi i trurit dhe roli i diasporës në Ballkan”, “Përfshirja e grave në jetën sociale e ekonomike: Faktorët përcaktues të pjesëmarrjes së femrave në forcën e punës në Ballkanin Perëndimor”, “Efekti i emigrimit ndërkombëtar dhe remitancave në varfëri: Një qasje rajonale për Shqipërinë” dhe “Aftësi për Punë”.

Fusha e kërkimit: Migrimi, varfëria, ekonomiksi i punës, fuqizimi ekonomik i grave

Lëndët: Hyrje në Ekonometri, Metoda Kërkimi mbi Politikat Ekonomike – Modele Ekonomike të Kompjuterizuara, Ekonometri, Shkrim Akademik.

Nga Ani Jaupaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu