RENEA dhe policia ‘zbarkojnë’ në Elbasan, në kërkim të të arratisurve

0

ELBASAN- Operacioni ‘Plumbi i Artë’ nuk ka mbaruar! Ditën e sotme forcat e policisë dhe RENEA është rikthyer në Elbasan duke vijuar kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, i cili u zhvillua nga SPAK tre ditë më parë. Kontrollet e imtësishme kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në banesa, biznese dhe vende të pabanuara.

Elbasani nuk ka gjetur qetësi këto ditë. Mbrëmjen e djeshme forcat ‘Shqiponja’ rrethuan zonën duke bërë kontroll në hyrje-dalje të qytetit, duke vendosur postoblloqe në ‘Rrethrrotullimin e Luleve’, vend në të cilin u vra Emiljano Ramazani, nja nga ngjarjet që rëndon në shpinën e dy të penduarve të drejtësisë.

Kontrolle u zhvilluan edhe mbrëmjen e 20 majit e një ditë më parë në disa qytete të Shqipërisë, si Fieri, Shkodra, Vlora e Durrësi.

Pas rrëfimeve të bëra para hetuesëve të SPAK, Policia ka marrë në mbrojtje familjet e Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhës, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme me bërjen e tyre “bashkëpunëtorë të drejtësisë”. Me rrëfimet, ata kanë zbardhur dhjetëra ngjarje që kanë ndodhur dekadën e fundit, duke vënë nën akuzë 32 persona, por vetëm 19 janë vendosur në pranga. Vetë Nuredin Dumani, akuzohet për 17 vepra të rënda penale, pasi ai vijon të mbahet ende në spitalin e burgut, jo vetëm për të evituar përballjen me të burgosurit e tjerë, por edhe se ende merr kurim për plumbin e marrë një muaj më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu