Reperi shqiptar i pikëlluar nga vdekja e DMX : Ju nuk e kuptoni se sa fans i madh isha

0

Bota e hip-hopit u trondit pas lajmit se ka ndërruar jetë reperi legjendar, DMX. 50-vjeçari ndodhej në gjendje kome prej disa ditësh pasi pësoi sulm në zemër një javë më parë. Jashtë spitalit u mblodhën shumë përkrahës të tij, duke u lutur për të dhe duke mbajtur krahët në formën e një X.

Krahas shumë personazheve të tjerë, lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar dhe Gashi. Reperi shqiptar me famë botërore shkruan se ishte një fans i madh i tij ndërsa ka postuar një foto në InstaStory.

“Njerëzit janë shumë të shpejtë të thonë “ndikimi i pushtetit” sepse mbaj postime për këtë njeri… Por, ju nuk e kuptoni se sa fans i madh isha… vetëm fansat e mi të vërtetë e dinë… Prehu në paqe X”.

Kujtojmë që dhe reperë të tjerë shqiptarë kanë reaguar për ndarjen e tij nga jeta. Noizy ndau një foto të reperit të ndjerë ku shkruan se është rritur me muzikën e tij. Bim Bimma ka ndarë një foto me DMX të realizuar në vitin 2013 në Kosovë, kohë kur reperi mbajti një koncert në shtetin tjetër shqiptar.

MatoLale ka shkruar: “Pusho në paqe legjendë e vërtetë”. Alban Ramosaj,Ledri, Majk, Capital T dhe Fero gjithashtu kanë reaguar duke shprehur ngushëllimet për reperin e ndjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu