Arrestohet autori,plagosi rëndë 61-vjeçarin me thikë

0

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë një 61-vjeçar. Policia njofton se ky i fundit është dërguar në spitalin e Beratit ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore ndërsa i ka shkaktuar disa plagë në trup.

Njoftimi i policisë:

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore. Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu