Reshjet e shiut në Elbasan/ lumi Shkumbin del nga shtrati në disa fshatra

0

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë këtyre ditëve, sot lumi Shkumbin të dalë nga shtrati në disa fshatra.

Tashmë lumi ka dalë nga shtrati në Papër, ku edhe kishte më herët  “fryrje” masive të ujërave.

Tokat bujqësore janë përmbytur, ndërkohë që uji po deporton edhe në oborret e disa bizneseve.

Dukeqënë se reshjet kanë qenë me ndërprerje, kjo ndoshta ka ndihmuar që mos ketë dalje masive nga shtrati.

Në aksin Elbasan-Librazhd, policia rrugore vijon të operojë me dy grupe.

Kurse në aksin Elbasan-Prrenjas vijon të jetë problematike situata në kthesën e Murrashit ku vijojnë të rrëshqasin gurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu