“Minstrat po tallen me djersën e shqiptarëve”, është thirrja që po qarkullon nëpër rrjetet sociale për organizimin e një proteste

0

Një thirrje për të zhvilluar një protestë para kryeministrisë po shpërndahet në rrjete sociale pas videos së ministrave të Ramës duke shijuar darkën në një restorant luksoz në Dubai. “Nesër ditën e hënë, ora 18:00. Protestojmë së bashku. Të dorëhiqet: Belinda Balluku, Arbian Mazniku, Arben Ahmetaj që tallen me djersën e shqiptarëve”, është thirrja që po qarkullon.

Më parë, kryeministri Edi Rama iu është përgjigj ndjekësve në Facebook në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit ku dukeshin disa prej ministrave të qeverisë duke ngrënë darkë në një restorant luksoz në Dubai.

“Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt se lene se nuk na japin gjë po më mbyllin edhe atë lokal të vogël që mbaj familjen. Ku të mbytem, jemi në mëshir të fatit si ata fëmijët jetima plus çfarë më vjen keq, janë disa servila këtu për çdo gjë thonë braco. Mua s’më plas as Luli, as Mona, ne thjesht duam të jetojmë”, shkroi një ndjekës.

Ndërsa Rama iu përgjigj atij dhe disa të tjerëve duke i sqaruar se vizita e tyre është ftesë nga pala pritëse me qëllimin që të bëhen investime në Shqipëri.

Përgjigjet e kryeministrit:

-Mos u mbyt në portalet e atyre që vetëm hedhin helm, po informohu dhe do ta mësosh që në Dubai ka shkuar nje grup i madh me përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor, mediave, me ftesë nga pala pritëse dhe s’kanë shkuar për karkaleca po për të sjellë investime në Shqipëri, ndërkohe që tërë shpenzimet mbulohen prej mikpritësve, kështu që kjo që thua s’ka asnjë lidhje, ndërsa lokalin e vogël nuk besoj të ta mbyllë qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk të ka lënë jetim, sepse kush ka lokal të vogël i janë hequr taksat e qeverisë dhe i janë bërë ZERO!

-Sigurisht qe nuk kam lidhje me genjeshtren, sepse nuk jam as portal po kam detyren te them te verteten per gjithcka bejme ne kete detyre! Ka nje shprehje te bukur qe thote kur genjeshtra ka bere xhiron e botes e verteta akoma s’ka veshur pantallonat dhe e di pse, sepse ka shume njerez qe priren t’i besojne genjeshtrat me shume se sa te vertetat! Zgjidh e merr, po mesoje me kete rast qe kur une them fakte, nuk i luan as topi, sepse faktet verifikohen nuk jane si dokrrat! Shendet e me te mira

Patjeter qe e kam pare dhe ja ku e ke edhe pergjigjen, shume e thjeshte! Dhe me kete rast mesoje se qysh se kam ardhur une ne qeveri ministrat e kane te ndaluar te shkojne me pushime jashte shtetit, perfshire edhe mua natyrisht! Keshtu qe zgiidh e merr, o faktet o perrallat me gjelle pasanikesh!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu