Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në aksin Librazhd-Elbasan, rrëshqitje dheu e gurësh në Murrash

0

Reshjet e shumta të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Rrëshqitje masive të dheut dhe gurëve ka pasur në Murrash gjatë natës rreth orës 02:00.

Mësohet se nga shembja e shumtë e gurëve është këputur rrjeta mbajtëse.

Po punohet për hapjen e rrugës.

Policia ka qenë gjatë natës për të mundësuar dhe mbajtur të hapur aksin rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu