Reshjet/ Rrëshket maunja, bllokohet përkohësisht qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas. Në vendin e ngjarjes prefekti Klevis Xhoxhi

0

 

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të vërshojë uji dhe aluvionet në aksin Librazhd-Prrenjas. Për pasojë një maune ka rrëshkitur duke bllokuar përkohësisht aksin rrugor. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjete të firmës kontraktore që po punojnë për pastrimin e rrugës dhe zhbllokimin e aksit rrugor.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhet edhe prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi dhe shtabi i emergjencës në prefekturë.

Policia ka marrë të gjitha masat për normalizimin e qarkullimit.

Shtërngatat e shiut kanë sjellë probleme në aksin Elbasan-Librazhd-Qafëthanë për shkak të rërshqitjes së gurëve, inerteve, masave shkëmbore dhe aluvioneve. Por ky aks monitorohet nga mjete të foirmës që pastrojnë rrugën.

Gjithashtu probleme ka paur edh enë aksin Gramsh-Moglicë ku gjithashtu ka pasur shembje në rrugë dhe është punuar për hapjen e saj.

Situata në shkallë qarku deri në mësditë:

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit

Dy lumenjtë, Shkumbini dhe Devolli, regjistrojnë prurje të mëdha uji. Veçanërisht Shkumbini ndodhet në pragun kritik. Nëse reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë rrrezikohen shtëpi banimi, ujësjellësa,  toka bujqësore dhe biznese që ndodhen në anë të tij. Madje Shkumbini në fshatin Papërr ka përmbytur disa toka bujqësore dhe ka hyrë në oborrin e disa shtëpive.

Ndërsa për devollin shërben si stabilizator diga e Moglicës dhe HEC Banjë.

Mjaft i rrezikshëm në kohë reshjes mbetet përroi i Zaranikës. Edhe ky përrua ka mjaft prurje. Por deri më tani investimet e kryera po rezistojnë. Megjithatë, problem mbetet diga e cila është mbushur me gurë dhe inerte dhe gjithcka që vjen nga malet bie në shtratin e përroit duke e dëmtuar atë.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në akse të rëndësishme rrugore siç është segmenti Elbasan-Librazhd-Qafëthanë. Dy pikat më të rrezikshme janë Kthesat e Murrashit dhe kthesat e Pishkashit.

Në këtë aks rrugor punojnë pa ndërprerje automjetet e mirëmbajtjes. Por drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit.

Rrëshqitje të masave shkëmbore ka pasur edhe në aksin Gramsh-Moglicë- Korçë. Dhe në këtë aks punohet vazhdimisht për ta mbajtur rrugën të hapur.

Sipas raportimeve, në zonat rurale ka vërshime të përrenjve që kanë përmbytur rrugë dhe toka bujqësore.

Ndërsa në akse të tilla si Cërrik-Gramsh, Librazhd Qafëthanë ka dhe vërshim të ujit dhe aluvioneve në rrugë.

Në Orenjë të Librazhdit ka ndërprerje të energjisë si pasojë e këputjes së përcjellësave  të korentit. Moti i keq ka shembur shtylla dhe ka këputur telat. Po punohet nga OSHE për rikthimn e energjisë.

Prefekti i Elbasanit Klevis Xhoxhi ka mbledhur disa herë shtabin e emergjencave i cili monitoron situatën dhe mban lidhje me njësitë vendore për përballimin e situatës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu