Richard Grenell: Vjosa Osmani po gënjen, binomi Kurti-Osmani ishte një katastrofë

0

Richard Grenell, emisari i Donald Trump për misione të posaçme, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar atë si gënjeshtare.

Reagimi i tij erdhi pasi Osmani kishte deklaruar se administrata e Donald Trumpit ka qenë administrata më pro-Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell e kundërshtoi këtë deklaratë dhe kritikoi edhe qeverisjen aktuale në Kosovë.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë. Ajo do të thotë çfarëdo për të mbijetuar politikisht”, ka shkruar Grenell.