Rinumërimi i kutive/ Përfundon numërimi i fletëve të votimit në Shkodër, ja si ndryshon rezultati pas verifikimit të 13 kutive

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme procesin e verifikimit të rezultatit të 25 prillit.

Sot u verifikuan 13 kuti të Shkodrës dhe rezultati ndryshon me vetëm 9 vota. Kështu PSD ka 2 më shumë, LSI 1 më shumë, PD 2 më shumë, Lëvizja për Ndryshim 3 më shumë dhe PS 1 më pak.

Rinumërimi i fletëve të votimit, edhe pasi rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit është vulosur është detyrim që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i ndryshuar, si një garanci e shtuar e procesit.

Hetimi zgjedhor do të shtrihet edhe për pajisjet, të cilat bënë të mundur identifikimin dhe numërimin elektronik të votave. Rinumërimi nuk afekton rezultatin e certifikuar të 25 Prillit, por pritet të ketë pasoja mbi komisionerët dhe numëruesit.

Nëse konstatohet se ata kanë kryer shkelje ligjore që mund të kenë cenuar vullnetin e votuesve shqiptarë, atëherë ata do të shkojnë për hetim pena.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu