Rusia shënon shifra rekord, rreth 1000 viktima dhe mbi 32 mijë raste me koronavirus

0

Rusia ka shënuar një numër të lartë viktimave  dhe të rasteve me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se ditën e sotme janë regjistruar 999 viktima dhe 32, 196 të infektuar, një numër rekord ky i rasteve ditore.

Ndërkohë vetëm në Moskë janë regjistruar 6, 631 raste dhe 70 viktima në 24 orët e fundit.

Kremlini thotë se rritja e të infektuarve në Rusi është për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit.

 

Kujtojmë se më herët presidenti rus, Vladimir Putin i bëri thirrje deputetëve  dhe autoriteteve shëndetësore që të ndërgjegjësojnë qytetarët dhe të përshpejtojnë procesin e vaksinimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu