Rita Ora festoi ditëlindjen e të dashurit të saj dhe nuk mund të dukej më mahnitëse se kaq

0

Këngëtarja Rita Ora dukej mahnitëse me fustanin e zi në festën e ditëlindjes së  të dashurit, Taika Waititi.

Regjisori i njohur festoi 46-vjetorin e tij të lindjes, shkruan DailyMail.

 

30-vjeçarja, shfaqej më se e lumtur në krahët e regjisorit të shumë filmave, para se të publikonte edhe fotografi me yje të tjerë si Rami Malek, Ashley Benson, Kristen Stewart dhe Paris Jackson.

Interpretuesja e hiteve kombinoi veshjen e saj të guximshme me një palë çizme të zeza deri në gju dhe kishte vënë disa vathë të artë.

Ajo i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në formë të lirshme.

Ndërsa Charlie XCX, këngëtari Miguel, aktori Evan Ross, modelja Duckie Thot dhe shoku më i ngushtë i Ritës, Vas Morgan gjithashtu u bashkuan në festën e 46-vjeçarit.

Festa e ditëlindjes vjen pak pasi ajo mohoi pretendimet se është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me Taikan.

Rita nuk është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e saj e ditëlindjes së 30-të vitin e kaluar në nëntor, pavarësisht se kishte shpenzuar 7.5 milionë paund në një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në veri të Londrës verën e kaluar.

Pretendohej se Londra mban “kujtime të këqija” për yllin që nga festa e ditëlindjes së saj në kryeqytet dhe se Rita “po fillonte nga e para në Los Angeles”, sipas Daily Mail.

Regjisori i Zelandës së Re, Taika ishte në Sydney duke xhiruar “Thor: Love And Thunder”, dhe yjet mendohet se janë takuar përmes një miku të përbashkët.

Çifti më pas u nisën për në Los Angeles së bashku në qershor dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në premierën e “The Suicide Squad”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu